Tahiri, letër Brukselit për strukturat paralele - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prishtina zyrtare informon Bashkimin Europian se Serbia po shkel marrëveshjen e 19 prillit, pasi po emëron kryetar të rinj për të ashtuquajturat struktura paralele në veri të Kosovës. Ministrja për Dialogun në qeverinë Mustafa, Edita Tahiri i ka dërguar një letër zyrtarit të Fernando Xhentili, i cili është angazhuar dhe më herët në bisedimet Prishtinë - Beograd, duke shprehur shqetësimin për emërime të reja në komunën e Shtërpcës. ?Serbia vijon te mbajë strukturat paralele edhe në katër komunat veriore dhe për të cilat qeveria e Kosovës e ka njoftuar në vazhdimësi bashkimin evropian?, - shkruan Tahiri në letrën e saj. Shkrirja e strukturave paralele dhe krijimi i bashkësisë serbe në veri është pjesë e paktit të 19 prillit të nënshkruar mes dy ish-kryeministrave Thaçi e Daçiç, nën ndërmjetësimin e ish-përfaqësueses për politikë të jashtme Catehrine Ashton. Zbatimi i kësaj marrëveshje në praktikë konsiderohet si një nga prioritetet kryesore për të dyja vendet fqinjë, çka do të sjellë dhe avancim të tyre në proceset integruese për në BE.