Atentatet: Ndërtohet dinamika e ngjarjeve, Shullazi le spitalin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia dhe Prokuroria po hetojnë serine e ngjarjeve te mbrëmjes se djeshme ne kryeqytet ku mbeti i vrare 42-vjeçari Arianit Sterio dhe u plagosen Emiliano Shullazi, miku i tij Pajti Seriani, si dhe punonjësi i policisë Roland Meta. Ekspertet e Krimeve te Renda kane mundur te ndërtojnë dinamiken e ngjarjeve. Sipas policisë 42-vjeçari Arianit Sterio ka tentuar te vrase rreth orës 19 e 40 minuta ne rrugën e Kavajës Pajtim Serianin 32-vjeç, Denis Ramanin 28-vjeç, Ditmir Recin 33-vjeç si dhe efektivin e Njësisë te Operacioneve Speciale Roland Meta. Gjate shkëmbimit te zjarrit mes Sterios dhe 3 personave te tjerë ka ndërhyre polici 37-vjeçar e për pasoje ka mbetur i plagosur rende bashke me 32-vjeçarin Seriani. Dyshohet qe punonjësi i policisë i plagosur te ketë qëlluar drejt Sterios duke e lënë te vrare. Ndërsa te plagosurit janë transportuar me urgjence drejt spitalit te traumës seria e atentateve ka vazhduar ne Qafe Kashar. Persona qe mbeten ende te panjohur për policinë kane hapur zjarr me breshëri ndaj makinës ne te cilën udhëtonte Emiljanio Shullazi, personazh mjaft i njohur ky për drejtësinë shqiptare, dhe miku i tij Gilmano Dani, gjithashtu person i skeduar nga policia. Makina e tipit Golf ka përfunduar ne kanal, ndërkohë qe plumbat kane lënë te plagosur Shullazin. Ky i fundit është dërguar ne spital. Atentati ndaj Emiliano Shullazit mendohet te jete bere nga miqtë e viktimës Arianit Sterios. Policia e ka klasifikuar ngjarjen si një përplasje mes grupeve rivale. Ndërkohë Shullazi është shoqëruar sot ne ambientet spitalit te traumës ku ka marre mjekimin e nevojshëm per ne ambientet e policisë. Arma tip Berete e gjetur ne vendin e ngjarjes pranë rrugës se Kavajës si dhe gëzhojat e plumbave ne te dyja vendngjarjet do t?u nënshtrohen ekspertizave balistike.

Free Traffic Exchange