Nisin kërkimet për peshkatarët e humbur - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbetet ende mister zhdukja e dy peshkatarëve dy ditë më parë në Durrës. Policia e Durrësi në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes kanë nisur sërish kërkimet për peshkatarët e humbur që nga pasditja e së dielës. Një ditë pas kërkimeve në det, policia arriti të gjente vetëm varkën e peshkatarëve të braktisur, ndërsa përkeqësimi i motit ka humbur shpresat për gjetjen e tyre. Lajmërimi për humbjen u bë nga vetë familjarët e tyre një ditë më parë, të cilët kërkuan që kërkimet të kryheshin edhe nga ajri. Dy të zhdukurit janë 42-vjeçari Avni Shahini dhe 30-vjeçari Betim Maqinaj, me origjinë nga Kukësi, të cilët mbrëmjen e së dielës kishin dalë për peshkim në sektorin ?Iliria?, duke humbur çdo kontakt me familjarët. Operacioni për shpëtimin e tyre vuri në lëvizje katër mjete: dy të ushtrisë, një skaf i policisë kufitare dhe 1 skaf i palombarëve të RENEA-s. Gjithashtu, në operacion u përfshi edhe helikopteri Sar i Ministrisë së Mbrojtjes. Por me gjithë kërkimet e bëra, deri në orët e vona të së hënës nuk është bërë e mundur gjetja e peshkatarëve Shahini dhe Maqinaj.

Free Traffic Exchange