Ambasadori Alexandër Arvizu për më shumë se 30 minuta ka vizituar selinë e Presidencës. Ky ka qenë takimi i lamtumirës së kryediplomatit amerikan me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, pasi në ditët në vijim pritet të nisë detyrën pasardhësi i tij, Donald Lu.