Bashkëpunëtori i Gavriç, në pranga - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoritetet serbe kanë arrestuar mbrëmë një person që dyshohet të jetë bashkëpunëtor i serbit Slobodan Gavriç, i cili u kap me thuajse 13 kilogramë eksploziv në Prishtinë disa ditë më parë. Në pranga ka rënë 42-vjeçari Zheljko Todoroviç, mik i afërt me Gavriç. Ai u arrestua pasi nga përgjimi i telefonatave të tij me dy persona të ndryshëm është folur për faktin që Gavriç po shkonte në Kosovë, me lëndë shpërthyese në makinë. Nga bisedat është mësuar që personi në fjalë kishte për synim edhe hedhjen në erë të hotelit ku ai do të qëndronte, në lagjen ?Arbëria? të Prishtinës. Gjithashtu mësohet se në shënjestër të Gavriç ishte edhe Katedralja Katolike në Prishtinë. Plani i tij është dekonspiruar nga një agjent i shërbimeve sekrete bullgare, shkruan gazeta serbe, Blic. Marrja e këtyre informacioneve bëri që të njoftohet në kohë Policia e Kosovës dhe EULEX, të cilët shmangën tragjedinë e mundshme. Autoritetet serbe tashmë po marrin në pyetje personin e dyshuar si bashkëpunëtor i Gavriç, për të mësuar më shumë mbi këtë çështje.