http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autori i krimit te dyfishte ne Vlore përndiqte viktimën prej me shume se nje viti, por pas largimit te saj ne Gjermani, Ervis Luluci e bezdiste vazhdimisht nëpërmjet facebook, saqe e reja kishte mbyllur faqet e saj në rrjetet sociale. Ardhja e Paola Bifshaj për festat e fundvitit i dha mundësi atij t?i kërkonte takim, por pas refuzimit nga e reja, 28-vjeçari hyri ne lokalin ku po pinin kafe kushërinjtë dhe qëlloi me tre plumba, një ne koke 20-vjeçaren. Nga të shtënat humbi jetën dhe Parid Veliaj 28-vjeç, ndërkohë që sipas policisë Genti Arapaj u godit me qytën e pistoletës. Per t?u larguar nga vendi i ngjarjes, Luluçi i vuri armen ne koke një drejtuesi mjeti te rastësishëm, i cili ndodhej ne afërsi te Skelës, por ne tentativë për t?u arratisur u arrestua nga forcat e policisë së bashku me mikun e tij Henrik Merkaj. Gjatë marrjes në pyetje 28-vjeçari pranoi vrasjet, por jo akuzat se nën kërcënimin e armës kishte marrë ndonjë makinë apo të ketë kundërshtuar policinë. Ai i tha hetuesve se shkak i ngjarjes së rëndë u bë refuzimi i Paola Bifshajt, por edhe i të afërmeve të saj për të pasur lidhje dashurie me të.