Zjarr në stadiumin e Trepçes, digjet tribuna - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është shembur totalisht çatia e tribunës se stadiumit te Trepçes se Mitrovicës ?Riza Lushta? pas zjarrit te rene ne mëngjesin e se shtunës. Pas me shume se tre orësh lufte me flaket ekipet zjarrfikës kane arritur t?i shuajnë ato plotësisht rreth mesditës, por pamja qe vjen nga atje është e mjerueshme. Çatia ka rene tërësisht ndërkohë qe sipas policisë nuk dihen shkaqet e zjarrit. Sekretari i klubit te Trepeçes ka siguruar se zjarri ka shkatërruar tërësisht tribunën, ndërkohë qe dhomat e zhveshjes dhe objektet e tjera nen tribune nuk jane prekur per shkak edhe te konstruksionit prej betoni te tribunës. Sipas zyrtareve te klubit te Trepçes zjarri mund te jete edhe aksidental pasi shpesh ne pjesën e jashtme te tribunës qëndrojnë dhe kalojnë natën persona konsumatorë droge dhe për këtë ata kane njoftuar gjithnjë policinë. Stadiumi ?Riza Lushta? është stadium i vjetër i Mitrovicës, pasi nje vit me pare ne qytet u ndërtua stadium ?Adem Jashari? qe u inaugurua edhe me ndeshjen e kombëtares se Kosovës.

Free Traffic Exchange