Krimi ne familje, ende alarmues - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Megjithe ashpersimin e kodit penal, krimi ne familje vazhdon te mbetet ne nivele mjaft shqetesuese. Ne vitin qe lame pas gjykata e krimeve te renda ka gjykuar 27 persona nga te cilet tre kane marre denimin maskimal, burgim te perjetshem. Sander Simoni kreu i Gjykates se Krimeve te Renda thote per Vizion Plus se mungesa e avokateve ka penguar punen e gjykates gjate vitit 2014. Krimi ne familje vazhdon te jete ende ne nivele te larta megjithese, rreth nje vit me pare me ndryshimet ne kodin penal, denimi per kete veper shkoi ne ekstrem duke kaluar edhe ne kompetence te krimeve te renda. Kreu i krimeve te renda Sander Simoni thote per Vizion Plus se gjate nje viti per kete veper jane gjykuar 27 persona ku per 11 prej tyre vendimi ka marre forme te prer nga te cilat tre jane mbyllur perjetshit pas hekurave . Edhe per kete veper numrin me te madh te te pandehurve e perbejne meshkujt ne 70% te rasteve. Sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive eshte nje tjeter veper qe ka patur nje numer te larte gjykimish ne shkallen e pare, por sipas Simonajt nuk dihet nese keto vendimeve do te mbeten ne fuqi ne shkallet me te larta. Mungesa e avokateve ka qene nje nga problemete qe ka penguar shpejtimin e vendimeve ne kete gjykate por sipas kreut te krimeve te renda e vetmja zgjidhje jane ndryshimet ligjore qe do te forcojne autoritetin e gjykates mbi avokatet .

Free Traffic Exchange