Atmosfera festive në rrethe - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Teksa akrepat e orës shënuan mesnatën, qielli në thuajse të gjithë qytetet e vendit është ndriçuar nga ngjyrat e fishekzjarrëve. Edhe pse koha nuk ishte shume premtuese, atmosfera e festimeve është ndjerë kudo. Nën dekorin e festave banorët e Korçës e kanë pritur mbylljen e viti në sheshin pranë Katedrales. E njëjta atmosferë festive ishte edhe në Fier. Qytetaret e kanë përcjellë 2014 me fishekzjarrë. Në qytetin e gurtë, Gjirokastër festimet kanë qenë në forma të ndryshe: disa kanë zgjedhur ta kalojnë pranë familjes, me shoqërinë apo në lokale e restorante, duke pritur mesnatën dhe për të uruar njëri-tjetrin për një vit të mbarë. Edhe sheshi qendror i Elbasanit ka mbledhur qindra njerëz, qe kane uruar njëri tjetrin për më shumë mbarësi. I ftohti dhe bora nuk i ka ndaluar qytetarët e Kukësit ta presin ndërrimin e viteve nën dritën e fishekzjarrëve. Kanë qene të rinjtë ata që i kanë dhënë një atmosfere tjetër festës. Ata janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit ku e kanë pritur ndërrimin e viteve në shoqërinë e miqve dhe familjarëve.

Free Traffic Exchange