2015, taksat e tarifat e reja - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Viti i Ri 2015 vjen edhe me taksa dhe tarifa te reja për qytetaret. Nga sot, kanë hyre ne fuqi tarifat aq shume te debatuara te energjisë elektrike. Çmimi për qytetaret do te jete 9.5 leke për kilowat/ore nga 7.7 qe ishte per fashën deri ne 300 kw. Ai do te favorizoje dukshëm abonentët te cilët konsumojnë shume energji si dhe do te penalizoje konsumatorët me konsum te ulet. Por paralelisht me këtë vendim, qeveria ka premtuar se do te kompensoje shtresat ne nevoje nga rritja. Tarifat e reja, pritet te sjellin me shume para për kompaninë e shpërndarjes duke ndikuar ne shëndoshjen financiare te sistemit. Por ky viti vjen edhe me nje takse te re ne sektorin e hidrokarbureve. Nga sot, një litër nafte dhe benzinë do te kushtoje 10 leke me shtrenjte, për shkak te rritjes se takse se qarkullimit. Po ajo nuk pritet te ndjehet tek konsumatorët, per shkak te uljes se çmimit te karburantit ne tregjet ndërkombëtare. Ky është viti i dyte radhazi qe qeveria rrit taksen e qarkullimit, me qellim per te mbrojtur mjedisin. 2015 do te shënoje edhe zbatimin e nje prej reformave te mëdha, ate te pensioneve. Kjo reforme do te shoqërohet me nje operacion te madh qe do te nise qeveria ne këto dite te para te janarit, kundër luftës se punës ne te zeze. Kjo reforme fut për here te pare konceptin e pensionit social, me nje vlere prej 6600 leke per moshat 70-vjeçare. Periudha minimale per te përfituar pension do te jete 15 vite pune. Ndërsa llogaritja do te jete ne baze nivelit te sigurimeve, sa me shume kontribute aq me larte pensioni.

Free Traffic Exchange