http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe ne këtë dite te pare te vitit 2015, gjendja e rrugëve ne disa segmente mbetet problematike. Tre janë qarqet ku qarkullimi i automjeteve është shumë i vështirë. Qarku i Kukësit, Dibrës dhe segmente rrugore janë te bllokuar për shkak te reshjeve te bores dhe ngricave. Ndërsa ne një pjese te mire te akseve rrugore, kalimi behet me zinxhir. Duke ju referuar te dhënave nga Autoriteti Rrugor, ne Tirane, Durrës, Berat dhe Gjirokastër nuk ka probleme me qarkullimin. Problem mbetet Qafa e Llogorasë ku ka 30 cm dëborë dhe punonjësit e Autoritetit Rrugore, janë ne pune për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës. Ne te njëjtën situate është edhe segmenti Pogradec - Qafëthane.