Situata në rrugët kombëtare - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse reshjet e dëborës janë ndërprerë dhe moti është i kthjellët, në akset kryesore të rrugëve sërish ka pasur probleme për shkak të dëborës së ngrirë.Më problematike është gjendja në qafën e Llogarasë, e cila është e pakalueshme. Borëpastrueset kanë nisur hapjen e rrugës. Në qarkun e Dibrës situata vazhdon të jetë e rënduar. Disa komuna, si Lura, Kalaja e Dodës e Sllova, janë të izoluara pothuajse totalisht duke mos patur komunikim me qendrat urbane. Ne qarqet, Kukës dhe Shkodër rrugët janë te kalueshme por rekomandohet përdorimi i zinxhirëve per shkak te ngricave. Ndërsa në Lezhë, pothuaj te gjithë akset qarkullohen pa zinxhirë. Rruga e Kombit është e hapur, por rekomandohet venia e zinxhireve 10 km para hyrjes se Tunelit. E njëjta këshillë vlen edhe për akset Rreshen-Qafe Bene dhe Shpal-Ura e Repsit. Juglindja ka shënuar sërish temperatura shumë të ulëta, ndaj dhe aty problemet janë krijuar nga ngrica. Në Korçë po vazhdon puna per hedhjen e kripës ne ato akse ku ka prezence te ngricave, pasi temperaturat gjate natës kane qene te ulëta.