http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te gjitha qendrat spitalore janë gati dhe ne gatishmëri për te përballuar çdo emergjence te mundshme natën e ndërrimit te viteve. Garancinë e ka dhëne Ministri i Shëndetësisë teksa takoi mjekët në QSUT dhe në Spitalin Ushtarak. Ministri shtoi se janë marre masa për 92 qendra shëndetësore ne vend te cilat gjate muajve te dimrit izolohen si pasoje e motit te keq, duke i furnizuar me barna dhe aparatura mjekësore deri ne fund te marsit. Ndërkohe këtë vit është menduar qe për ata që do ta kalojnë Vitin e Ri në spital dhe jo në shtëpi, do të ofrohet një menu më speciale.