Misteri i viktimave të tragetit “Norman Atlantik” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Incidenti tragjik me tragetin ?Norman Atlantik?, i linjës Patra-Ankona, pritet të ketë një bilanc më tragjik, për shkak të numrit ende të papërcaktuar të klandestinëve që ishin në bordin e saj. Alarmi është dhënë nga prokurorët e barit të cilët janë marrë me hetimet, rreth këtij aksidenti, që u rrezikoj jetën e rreth 500 personave. Ndërkohë kapiteni i mjetit lundrues Agrilio Xhakomaci, i marrë në pyetje nga hetuesit ka deklaruar se ka respektuar pikë për pikë të gjitha procedurat e sigurisë, në rast aksidentesh. Sipas avokatit të tij, ai ka një eksperiencë prej 40 vjetësh në këtë profesion. Kapiteni ishte i fundit që u evakuua nga trageti ?Norman Atlantik?. Ne lidhje me shkaqet e zjarrit gjermania ?Bild?, duke iu referuar dëshmitareve shkruan se trageti eshte përfshirë nga flaket pasi, disa prej emigranteve e ndezën ate per tu ngrohur. Por ky fakt mbetet per t?u konfirmuar. Sa i takon numrit të viktimave, aktualisht konfirmohen 11 pasagjerë dhe 41 të zhdukur. Por numri i të humburve pritet të jetë edhe më i lartë për shkak të emigrantëve ilegale. Krahas pasagjerëve të tragetit, dy marinarë shqiptare, pjese e anijes private rimokrio ?Iliria? kanë humbur jetën në tentative e sipër për të fiksuar tragetin, me qëllim dërgimin e tij në brigjet e Brindisit. Pas shumë orësh ky i fundit është ndodhet në ujërat territoriale italiane, çka u mundëson prokurorëve të vijojnë hetimet.