Acari, viktima e dytë në Korçë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fatkeqësisht dita e fundit e vitit nuk është mbyllur pa viktima si pasojë e të ftohtit të acartë që ka pushtuar vendin këto ditë. Policia e Korçës ka bërë të ditur gjetjen e një trupi të pajetë pranë nje shkolle. Viktima është Theodhoraq Dhëmbi, 65 vjeç dhe mendohet se ka ndërruar jetë si pasoje e temperaturave të shumë ulëta. Por përkeqësimi i motit ka bere që shumë komuna në qarkun e Korçës të mbeten edhe pa energji elektrike, duke vështirësuar akoma më shumë gjendjen. Sipas prefektit Ardian Konomi, nëse situata përkeqësohet do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Kjo është viktima e dyte që shënohet ne Korçe për shkak te motit të acartë.