http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy marinarë shqiptarë i shtohen bilancit të viktimave nga tragjedia detare me tragetin ?Norman Atlantic?.Marinarët nga Vlora, Petrit Jahaj 59 vjeç dhe Edmond Hilaj, 57 vjeç, pjesë e ekuipazhit të anijes rimorkiatore ?Iliria?, e cila po përpiqet të nxjerrë në breg tragetin, janë goditur nga kavot, pasi ato u këputën gjatë operacionit.Pasi u goditën nga kavoja, Jahaj dhe Hilaj kanë rënë në det. Njëri prej tyre ka humbur jetën menjëherë, ndërsa i dyti ndërroi jetë në anije nga plagët e rënda. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në kohën kur anija private ishte kontraktuar për të ndihmuar në afrimin në port të ?Norman Atlantic?.Fakti që anija rimorkiatore ?Iliria? nuk i përket Forcave të Armatosura dhe Detare të Shqipërisë u konfirmua edhe nga Ministria e Mbrojtjes përmes një komunikate për mediat.Sakaq, vijojnë përpjekjet për ankorimin e tragetit që të dielën u përfshi nga flakët. Gjatë natës është arritur që ai të ankorohet përkohësisht pranë ishullit të Sazanit. Kushtet e vështira të motit e kanë vështirësuar punën për vënien nën kontroll të tij dhe ankorimin në njërin prej porteve, në Vlorë ose në Brindizi.Autoritetet portale shqiptare në Vlorë janë në gatishmëri, në rast se ekipet do të arrijnë ta sjellin tragetin në portin e Vlorës.