Banorët e Tiranës shprehen të shqetësuar për ndotjen e ajrit në kryeqytet. ?Kur nderim rrobat, pas dy ditësh që bëhet tharja i ke gjithë pluhur. Katet e para e kanë më problem. Ky pluhur ku shkon, në organizmin e njeriut. Ne jemi të shqetësuar se edhe kanceri nga këto vjen. Mosha jonë iku, hëngrëm çfarë hëngrëm, po kemi hallin e fëmijëve?, shprehet Shyqyri Moqi.