Rama shpërndan 2002 legalizime në Kamzë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një nga bashkitë më problematike sa i përket ndërtimeve pa leje, por po kaq edhe për ecurinë e procesit të legalizimeve Kamza ka marrë sot 2002 leje legalizimi. kryeministri Rama ka shkuar vetë që tu japë qytetarëve çertefikatën e pronësisë dhe ka ironizuar Kamzën e drejtuar nga demokrati Xhelal Mziu si kryeqytetin e ndërtimeve pa leje. Kreu i qeverisë tha se në 9 muaj janë dhënë më shumë leje legalizimi se në 8 vite të qeverisjes Berisha. Ju shqepën me rrena ata që i mbushët me vota në 20 vjet, por ne arritëm të mbledhim 2020 leje sa 2002 rrenat që ju ka bërë PD-ja në 22 vjet. Se vinin ju thoshin që mos ia jepni votat, se do t?ju kthejë andej nga keni ardhur, ata që dhanë që nga 2005-a deri në 2013-ën, vetëm 505 lejë legalizimi. Ndërsa ne, 2002 leje që në vitin e parë. Dhe ata që i kanë marrë ato 505 leje, e dinë çfarë kanë hequr nga Shabani tek Xhelali, nga Xhelali tek Shabani E dini sa legalizime ka bërë PD-ja në 8 vjet? 21 750 legalizime. E dini ju që me 9 muaj punë që ka nisur ALUIZNI - se muajt e parë na kaluan duke mbledhur dokumentet nëpër bodrume, korridore, banjo ku i kishin lënë ata - në 9 muaj kemi bërë 22 mijë legalizime, aq sa ka bërë PD-ja në 8 vjet dhe falas. Rama ka ironizuar me batuta edhe emrat e rrugëve të Kamzës. Gjate shpërndarjes se lejeve te legalizimit nuk munguan as batutat me qytetarët. Në fund shefi i qeverisë dha edhe një mesazh për çmimin e energjisë elektrike. Sipas tij nëse merret parasysh çmimi mesatar në të dy blloqet nën 300 kvh dhe mbi këtë nivel konsumi, çmimi del 9.9 lek, që në fakt i bie të jetë ulur.