PD-PS shkëmbim akuzash për vetëvrasjen - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike vijon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama ne lidhje me vetëvrasjen e 52-vjeçarit ne burgun e Rrogozhinës i cili ishte arrestuar per rilidhje te energjisë elektrike. Grida Duma deklaroi se i ndjeri mbahej ne burg padrejtësisht nga represioni i dhunshëm i Edi Rames për 35 mije leke te vjetra, ndërkohe qe Drejtori Rajonal i Mjedisit ne Gjirokastër figuron debitor me 38 milionë leke. ?Babai i tre fëmijëve kishte bërë atë që kanë bërë mijëra qytetarë në vend që duan të mos mbyllin biznesin e vogël me të cilin ushqejnë familjen, pasi OSHEE-ja e Edi Ramës nuk të përgjigjet asnjëherë për kërkesat që mund të kesh.Vetëm një njeri në Shqipëri nuk ka treguar asnjë lloj ndjeshmërie për këtë dramë, që nuk është vetëm e një të ndjeri, por e mbarë vendit. Ky është Edi Rama, i cili e ka shumëfishuar dhimbjen e familjes lushnjare e të afërmve të viktimës, por dhe të mbarë opinionit publik, duke e cilësuar hajdut burrin që protestoi ndaj padrejtësisë duke u vetëflijuar?.Me tej zonja Duma tha se 52-vjeçari nuk përbente asnjë rrezikshmëri shoqërore qe te mbahej ne masën e arrestit me burg. Lidhur me reagimin e kryeministrit pas ngjarjes se rende partia demokratike deklaron se Rama shkeli çdo kod moral. I menjëhershëm ka qene reagimi i Partisë Socialiste nëpërmjet deputetes Olta Xhaçka.Ndërkohë duke iu referuar rritjes se çmimit te energjisë elektrike, Partia Demokratike i ka bere thirrje kryeministrit te reflektoje.?E vërteta është që përfundimisht çmimi u rrit dhe kjo rritje do të na prekë të gjithëve. Do të prekë në radhë të parë 76% të konsumatorëve të cilët që nga 1 janari do të paguajnë 24% më shtrenjtë energjinë e tyre. Nga 7.7 në 9.5 l/kë/muaj, pa llogaritur edhe shtesën 20% të TVSH-së. Këto janë shtresat më të prekura të popullatës, dhe paratë për të paguar rritjen e çmimit do t`i heqin nga ushqimi dhe veshmbathja për kalamajtë dhe familjarët e tyre. Kompensimi i premtuar i qeverisë është qesharak kundrejt nevojave të vërteta të kësaj shtrese?. Opozita ka paralajmëruar protesta masive ne te gjithë vendin ne lidhje me çmimin e energjisë.