Trageti drejt bregut shqiptar - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Trageti i linjës Patra-Ankona, që u përfshi nga flakët një ditë më parë, tashmë po lundron në gjendje të lirë, pak kilometra nga bregdeti shqiptar, i shtyrë nga era e fuqishme. Mjeti lundrues është në zonën detare pranë grykëderdhjes së lumit Seman.Ministria shqiptare e Mbrojtjes, njofton se sot, rreth orës 10 paradite, kavot prej çeliku të tre anijeve rimorkiatorë italiane që po çonin tragetin drejt Brindizit, janë këputur, duke bërë që trageti të endet në detin e trazuar, prej pesë ballësh. Sakaq, pasi në orët e para të mëngjesit u arrit që të shuhen të gjitha flakët, një tjetër vatër zjarri u riaktivizua rreth orës 9:30.Pjesë e operacionit të shpëtimit, veç ekipeve të shumta në numër dhe mjete nga Italia dhe Greqia, është edhe anija shqiptare ?Lissus?.Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli shprehu gatishmërinë e autoriteteve shqiptare, për të asistuar në çdo lloj operacioni.Tashmë në bordin e tragetit ndodhen vetëm nëntë prej pjesëtarëve të ekuipazhit, të cilët po japin ndihmesën teknike, për rimorkimin e mjetit.Ajo qe mund te ndodhe me tragetin mbetet enigme edhe per vete autoritetet e huaja dhe shqiptare qe jane pjesë e operacionit të shpëtimit. Kjo pasi tre rimorkiatorët thuajse kanë dalë jashtë loje dhe gjithçka mbetet në mëshirën e erës së fortë, rrymave detare dhe dallgëve të fuqishme. Nëse afrimi i tragetit drejt bregut shqiptar do të vijojë, ai mund të ngecë në rërë, e nuk përjashtohet as rreziku i përmbysjes.

Free Traffic Exchange