http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reshjet e shumta të shiu dhe dëborës që kanë përfshirë vendin javën e fundit të dhjetorit kanë rritur shume prurjet e lumit Gjanica në Fier, duke bërë që ai të dalë nga shtrati. Për pasojë janë përmbytur dhjetëra banesa e lokale që ndodhen pranë shtratit të lumit, mes tyre edhe zyrat e Ujësjellësit. Sipas specialisteve, vëshrimi i Gjanicës për rreth dy orë, ne mëngjes, erdhi si pasojë e bllokimit nga mbeturinat që kanë ngushtuar shtratin e lumit. Kështu, ujërat e lumit kanë dalë duke përmbytur zonat e ulëta që ndodhen përreth. Shtabi i emergjencës ka marrë të gjitha masat për evakuimin e banorëve. Fatmirësisht deri më tani nuk ka patur asnjë të lënduar, por dëmet materiale nga përmbytja e lokaleve dhe banesave përllogariten të mëdha.Ndërkohë Bashkia e Fierit ka nisur punimet për investimin e ri. Projekti qe do te shmange një here e përgjithmonë përmbytjet, parashikon pastrimin e shtratit te Gjanices si dhe ndërtimin e dy bulevardeve me trotuar ne te dy anët e lumit.