Harta e rrugëve me probleme - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse reshjet e dëborës vazhdojnë, të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme.Por për të shmangur aksidentet, autoriteti i Rrugëve i ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që lëvizin në akset ku ka patur reshje dëbore dhe ngrica, që të pajisen me zinxhirë dhe me goma për dimër. Ata duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, për të mos krijuar bllokime. Më problematike deri më tani janë akset Shkodër-Pukë, Shkodër-Theth dhe veçanërisht në Qafë-Thanë, ku kalimi është mjaft i vështirë për shkak të dëborës dhe akullit. Qarkullim me vështirësi behët edhe në aksin Librazhd-Përrenjas. shkak është bërë rrëzimi i një kamioni në rrugë, si dhe trashësia e dëborës që arrin në 40 cm. Në rrugën kombëtare Korçë-Kapshticë si dhe në aksin Korçë - Petrushë, trashësia e borës arrin deri në 15 cm dhe rruga është e kalueshme me zinxhirë. Makinat e Drejtorisë së Rrugëve po pastrojnë asfaltin si dhe po hedhin kripë për të lehtësuar kalimin e makinave. Më e lehtë është situata në Bregun e Jugut. Në Qafën e Llogorasë ka rënë vetëm pak dëborë, duke mos krijuar probleme. Situata më e vështirë mbetet ne akset që lidhin rrugët kryesore me fshatrat e thellë, si ne rastin e Komunës Dajt në Tiranë, ku dëbora ka arritur në 30 centimetra. Ndonëse asnjë prej akseve nacionale nuk është i bllokuar, apeli i policisë për shoferët është të mos neglizhojnë zinxhirët.