http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut një muaj më parë që qytetin e Laçit vazhdojnë të jenë prezent edhe sot. Vlash Bushi është një nga banorët e kësaj zone, i cili prej gati një muaji po përballet me kushtet e vështira të jetesës dhe pamundësinë për të rregulluar shtëpinë. Jetesa në këtë shtëpi është e pamundur pasi balta ka mbuluar gjithë hapësirën e banesës. Për të nuk është rasti i pare që përballet me një problem të tillë, por këtë herë pasojat ishin shumë më të mëdha. Mosfunksionimi i kanaleve kulluese ka bërë që banorët e këtij qyteti të përballen çdo vit me të njëjtin problem.