http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka bere përgjegjës te drejtpërdrejte kryeministrin Edi Rama për vetëvrasjen e 52-vjeçarit ne burgun e Rrogozhinës. Ne nje postim ne rrjetin social Facebook, Basha është nje padrejtësi e madhe qe persona qe kane 30 milionë leke energji te papaguar bëhen drejtorë te OSHE, ndërsa qytetare si kryefamiljari qe i dha fund jetës sot ne mëngjes futen ne burg vetëm pse kane 30 mije leke te vjetra energji te papaguar. Sipas Bashes është detyrim i shoqërisë te ngrihet per te ndalur aksionet e padrejta te kësaj qeverie. Me po te njëjtën fryme nga selia e Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka bere thirrje per lëvizje si ato qe rrezuan komunizmin.?Në burgun e Rrogozhinës një tjetër qytetar i ka dhënë fund jetës, duke e konsidëruar këtë akt ekstrem si të vetmen mënyrë për të gjetur drejtësinë.52 vjeçari Zela, sipas familjarëve dhe mediave, ishte burgosur për një debi 35 mijë lekë të vjetra ndaj OSSH!I nderuar qytetar që sot po vuan arbitraritetin e mashtrimin e qeverisë, në këtë vit të mbrapshtë, pa bukë, drita e të drejta?por të mbushur me propagandë e propagandues rrogtarë të qeverisë:?litari në qafë? nuk është zgjidhje, nuk është shpëtim! Ka një rrugë tjetër që shpëton vendin dhe ty njëkohësisht!?Litarin? që mban në ato duar me kallo që kurrë nuk mjaftuan për të mbajtur fëmijët me bukë, vare në qafën e qeverisë së mashtrimit, si në shkurt ?91, si në mars ?92!?Arrestimet per vjedhje te energjisë kane qene ne qendër te betejës politike te opozitës qe prej nisjes se aksionit te shpallur nga qeveria.