http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e dëborës, duke sjell kështu edhe vështirësi ne qarkullimin e automjeteve ne qytetin e Korçës, komunën e Matit dhe qarkun e Kukësit. Ne qarkun e Korçës ne Boboshtice e Dardhe pas reshjeve te dëborës se djeshme, ka probleme me praninë e akullit, ku kalimi i automjeteve behet vetëm ne saje te zinxhirëve. Ndërkohë qe dëbora ka shkuar deri ne 20 cm, banoret e fshatrave Virthkuq, Lekas e Miras e kane shume te vështire kalimin.E njëjta situate paraqitet edhe ne rrethin Mat, ku reshjet e mëdha të dëborës të nisura mëngjesin e sotëm dhe ulja e ndjeshme te temperaturave kanë shkaktuar probleme. Në komunat Xibër dhe Macukull, trashësia e dëborës ka arritur deri në 20 centimetra duke bërë që mjetet që lëvizin drejt qytetit të Burrelit të kenë vështirësi në qarkullim, ku aktualisht lëvizja bëhet vetëm nëpërmjet zinxhirëve. Po ashtu, probleme ka edhe në fshatin Selixë të Komunës Komsi, fshatin Zall-Gjoçaj të Komunës Derjan.Ndërkohë qe shtabet e emergjencave civile në këto komuna janë mbledhur për t?i paraprirë përkeqësimit të situatës ku ditët në vijim pritet që temperaturat të zbresin disa nen 0 gradë celsius. Sakaq, probleme nga dëbora mësohet se ka edhe në disa komuna të rrethit të Bulqizës si në Gjoricë, Zerqan dhe në Komunën Krastë. Reshje të dendura dëbore ka patur edhe në qytetin e Bulqizës duke krijuar vështirësi për lëvizjen e mjeteve. Por sakaq gjate mbrëmjes se djeshme reshje te dëborës me intensitet te larte, ka pasur edhe në Kukës, Has e Tropojë ku nuk përjashtohet mundësia e izolimit të zonave të thella malore. Nderkohe qe po punohet pa ndërprerje per pastrimin e rrugëve. Vetëm në segmentin rrugor Kalimash-Kukës-Morin janë në terren 9 borëpastruese dhe qarkullimi i automjeteve vijon, ndonëse me pak vështirësi.