Unifikimi i çmimit të energjisë, ekspertët: Shëndosh financat e sistemit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Unifikimi i çmimit te energjisë elektrike në nivelin 9.5 lekë për kilovat orë shihet nga ekspertët si një nisëm e domosdoshme dhe që duhej bërë vite më parë. Edhe pse pranohet se shtrenjtohen kostot për familjet të cilat konsumojnë më pak energji, Olti Rrumbullaku thotë se çmimi me fasha sillte mjaft abuzime dhe si rrjedhojë dobësonte financiarisht kompaninë e shpërndarjes. Për të bërë këtë kompensim qeveria do të shtojë në pagesën që marrin çdo muaj nga buxheti i shtetit pensionistët kryefamiljarë, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar një shumë prej 700 lekësh, por a përfshihen këtu të gjitha shtresat në nevojë? Sipas të dhënave të entit rregullator të energjisë nga pagesat e fundit të energjisë elektrike në zyrat e OSHEE-së është përmbysur raporti ku 70% e familjeve nuk konsumonin më shumë se 300 kvh në muaj, për këtë vit 50% e shqiptarëve konsumojnë mbi këtë fashë dhe 50% nën 300 kvh.