Serbi, Gavriç në Gjykatë për terrorizëm - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtetasi serb Slobodan Gavriç, i arrestuar dy ditë më parë në Prishtinë, nën akuzën se do të kryente një akt terrorist, është paraqitur para Gjykatës Themelore, në kryeqytetin e Kosovës. 46-vjeçari Gavriç, u arrestua mbrëmjen e së enjtes në lagjen ?Arbëria? të Prishtinës. Në automjetin e tij, iu gjetën 13 kilogramë lëndë shpërthyese, si dhe një hartë e kryeqytetit. Mësohet se serbi po bashkëpunon me hetuesit dhe nga dëshmitë e tij, pritet të zbardhet gjithçka. Gavriç u arrestua nga forcat speciale të policisë së Kosovës në një lagje ku gjenden disa ambasada të huaja. Megjithatë, autoritetet thanë paraprakisht se sulmi i mundshëm, nuk mund të lidhet me vepër terroriste ndaj ndonjë selie diplomatike. Ato po hetojnë edhe një pistë për një sulm të mundshëm të serbit ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, në hotelin ku do të qëndronte ky i fundit gjatë vizitës së fundit në Kosovë. Eksplozivi që mbante në makinë i dyshuari për terrorizëm, ishte përgatitur për t?u shpërthyer me telekomandim.