http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Tivar - Ulqin rreth orës 18 në mal të zi, ndërsa një autobus me 57 pasagjerë, kryesisht turisë shqiptare, ka dalë nga rruga duke shkaktuar viktima dhe të plagosur. Burime zyrtare, të policisë malazeze konfirmojnë se nga aksidenti ka humbur jetën një grua rreth të 30-ve, dhe 4 të lënduar rëndë. Këta të fundit janë dërguar në gjendje kritike në spitalin e Podgoricës. Ndërsa 13 të lënduarit e tjerë gjenden në për mjekim në spitalin Tivarit. Ata janë jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas këtij aksidenti, ministri shqiptar i shëndetësisë Ilir Beqaj është nisur për në vendngjarje, ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme është në kontakt të drejtpërdrejt me homologun Luksic dhe vazhdueshëm me autoritetet malazeze. Sikurse bëhet me dije, autobusi me turistë shqiptarë po kthehej nga Dubrovniku, pasi kishin kaluar festat e Krishtlindjeve në këtë Kroaci. Ende nuk ka informacione zyrtar rreth shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë. Policia malazeze vijon hetimet.