Efektet e rritjes së energjisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te gjithë konsumatorët te cilët konsumojnë nen 600 kilovat ore do te duhet te paguajnë me shume lek ne fund te muajit për çmimin e energjisë elektrike. Ne baze ta llogaritjes me tarifat e reja, duke nisur qe nga familjet qe konsumojnë 100 kilovat ore dhe deri te ato qe konsumojnë 550 kilovat ore, çmimi i energjisë do te shtrenjtohet. Lehtësimi vjen vetëm për ata te cilët konsumojnë me shume energji. Argumenti qe Enti Rregullator solli për tarifat e reja, ishte qe te shmangej abuzimi dhe qe çmimi te ishte i njëjte për te gjithë, por ne fakt çmimi i ri do te arrije te siguroje me shume te ardhura për kompaninë e shpërndarjes. Ne 2015-ën OSHEE llogaritet te arkëtoje 480 milion dollarë te ardhura. Deri tani 70% e konsumatorëve rezulton te konsumojnë nen fashën 300 kilovat ore, çka bën te kuptohet qe për shumicën e familjareve çmimi po pëson rritje.

Free Traffic Exchange