Berisha për çmimin e energjisë dhe zgjedhjet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-kryeministri Sali berisha, i cili ka qene i pari qe ka akuzuar qeverinë se do te rrisë çmimin e energjisë; tarifa e re prej 9.5 leke për kv është një gjobe masive për qytetaret shqiptare. Gjate nje konference per shtyp ne lidhje me zhvillimet e vitit qe po mbaron, ish-kryeministri ka bere përgjegjëse maxhorance per nje rritje qe sipas tij është e pamotivuar.Sali Berisha thekson:Rritja e çmimit katastrofave, me 25 % është shume e rende për qytetaret shqiptaret dhe është absolutisht e pamotivuar?shihni dokumentet e Erre-s ne 1 janar 2015 duhet te kishte filluar ulja e çmimit, por këta kane gjobat e CEZ për te paguar?Ish- Kryeministri është ndalur edhe tek reforma harta e re territoriale me 61 bashki dhe qëndrimi i PD ndaj zgjedhjeve lokale qe do te zhvillohen sipas kësaj harte. Edhe pse ka preferuar te theksoje se vendimi për zgjedhjet do te merret nga forumet e partisë, ish-kryetari i PD nuk e ka përjashtuar bojkotin. Lideri historik i se djathtës ka akuzuar qeverinë se ne këtë vit i ka varfëruar me shume shqiptaret, ndërkohë qe shteti policor qe ka instaluar u ka dhunuar atyre te drejtat themelore. Sipas ish-kreut te se djathtës i vetmi zhvillim pozitiv ne këtë vit është shndërrimi i Partisë Demokratike ne partine kryesore ne vend.