Fiks Fare, 25 Dhjetor 2014, Pjesa 2 - Investigative Satirical Show

2015-11-28 1

Mosdhenia e kuponit tatimor nga bizneset

Në nenin 50 të Ligjit për procedurat tatimore thekson: Çdo tatimpagues sa herë që ofron mallra dhe shërbime për një person tjetër, duhet të lëshojë faturë tatimore me TVSH. Kryeministri Rama ka thënë publikisht: Të gjithë ata që nuk kane kase fiskale, do futen në burg. Por çfarë ndodh? Në shumë raste, shitësit nuk japin kupona tatimor. Çështë ende më keq, kupona nuk japin as në baret që punojnë brenda ministrive ose institucioneve të tjera shtetërore. Ka dhe bufe që nuk janë pajisur akoma me kasë fiskale, siç ndodh në bufetë e Drejtorisë Tatimore Rajonale Tiranë apo në ministrinë e Transportit.
Vezhgim ne disa biznese ne Tirane
Ne plazh gjate sezonit turistik nuk jepnin kupon tatimor madje thone po ta duash ta japim por ne nuk e japim vetem kur e kerkon klienti
Lokalet qe ndodhen brenda institucioneve shteterore
Drejtoria tatimore rajonale Tiranë nuk jep kupon edhe pse e kerkojme
Ministria e transportit, nuk jep kupon tatimor
Ministria e bujqësisë paguan, te thote mirupafshim. Kur i kekrojme kuponin na e jep
Ministria e energjitikes, kuponin ta japin pasi e kerkon
Ne studio demostrohen edhe disa fatura jot e rregullta te kafeve pa kupon tatimor
Interviste Flobens Dilaveri Zv drejtor i pergjithshem Kontrollet ndaj bizneseve përkatëse janë të përditshme dhe numri i penaliteteve janë ende shumë pak në raport me realitetin, por qëllimi jonë është sensibilizmi i qytetarëve, duke filluar që nga fëmijët e shkollave. Përfitimi ëstë i gjithanshëm sepse ata paguajnë tvsh dhe në momentin kur nuk lëshohet kuponi tatimor nuk shkon në buxhetin e shtetit por në xhepat e tregtarëve. Për pyetjen se ku shtrihet më së shumti inspektimi, Z. Flobens përgjigjet se: nuk janë përcaktueve vendet, të qenurit afër apo larg drejtorisë tatimore nuk ëhstë kusht për lëshimin e kuponit tatimor, me largësi ose distancë nuk masim asgjë.