http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Akuzat ndaj qeverise nuk kane munguar edhe ne bilancin vjetor te Bashkisë së Tiranës. Kreu i saj Lulzim Basha kërkoi shpjegime nga kryeministri Rama mbi bllokimin prej me shume se 4 muajsh te ndërtimit te bulevardit te ri si dhe te nje sere projektesh te tjera madhore. Ne aktivitetin ?Tirana Moderne dhe Europiane? Basha tha se kolonat ne te cilat është fokusuar bashkia janë zhvillimi ekonomik, heqja e taksës vendore për bizneset dhe punësimi. Por takimi i Bashes ka shënuar edhe nj incident. Gjate fjalës se tij, pati një ndërprerje te energjisë elektrike: më shumë se një ore salla mbeti ne errësire. Por edhe për ikjen e dritave Basha beri përgjegjës Ramen duke thënë se nëse është nje porosi politike, është shume keq dhe kryeministrit do t?i jete plotësuar dëshira per te qene direkt ne televizione, teksa fliste per klimen e biznesit ne Kosove.