Rama në Prishtinë: Ta shfrytëzojmë për paqen e integrimin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka theksuar domosdoshmërinë e mos humbjes së momentit historik që po kalojnë shqiptarët, por shfrytëzimin e tij për krijimin e një paqeje të qëndrueshme në Ballkan, që do të ndihmojë në procesin e integrimit. Rama, i pranishëm në forumin ?Fol? në Prishtinë, kritikoi klasën politike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e troje të tjera me shqiptar, që sipas tij kanë paraqitur dobësi dhe aftësi të ulët reflektimi dhe drejtimi.?15 vjet me pare Shqipëria nuk ishte as ne NATO dhe as ne radhën e vendeve kandidate per BE. 15 vjet me pare, pavarësia e Kosovës flitej vetëm ne radhët e ngushta te UCK. 15 vjet me pare nuk ishte marrëveshja e Ohrit. Nuk kishte te drejta për shqiptaret ne Luginën e Preshevës dhe shqiptaret e Malit te Zi nuk gëzonin dhe aq te drejta. Mund edhe te humbim këtë moment historik per shqiptaret.?Rama nënvizoi përpjekjet e qeverisë shqiptare në rikthimin e shtetit dhe ligjshmërisë, siç është edhe beteja për pagesën e faturave të energjisë elektrike, reforma territoriale, apo ajo në arsim. Kreu i qeverisë tonë thumboi edhe klasën politike në Kosovë për ngërçin e tejzgjatur institucional. ?Edhe ju e patet mundësinë te jetonit ne Kosove, ne mjerimin politik, bllokimin e jetës institucionale, per mosmarrëveshje politike, qe kane te bëjnë me interesa përfaqësuesish te bazës qytetare, qe rëndom jetojnë te shkëputur nga baza qytetare.?Kryeministri përmendi edhe zhvillimet në Maqedoni. Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, tha Rama, mbetet domosdoshmëri. ?E njëjta gjë ne Maqedoni, per Marrëveshjen e Ohrit. Qeveria shqiptare ka arritur ta përfshije marrëveshjen e Ohrit, si nje kusht per t?u plotësuar, për anëtarësimin e Maqedonisë ne NATO.?Shefi i ekzekutivit tha se shqiptarët në asnjë moment nuk kanë shkuar përtej asaj që iu takon në kërkesat e tyre, që ka qenë nevoja për liri. Ai u shpreh se nuk duhet të biem në kurthin e nacionalizmave, por duhet të jemi faktor për paqen dhe integrimin.Viti i ardhshëm, tha zoti Rama, duhet të nisë me mbledhjen e kthimit të qeverisë së Shqipërisë e Kosovës, për të parë se ku janë në zbatimin e përparësive të shprehura në takimin e Prizrenit, në janarin e 2014-ës.Kjo mbledhje pritet të mbahet në fund të marsit. Njoftimi u bë nga zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook.