Berisha: Ditë historike. Balla e ironizon - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-kryeministri Sali Berisha vlerësoi marrëveshjen e arritur me maxhorancen dhe sipas liderit historik te se djathtës 24 dhjetori është nje dite historike pasi për here te dyte, pasi PD shpëton nëpërmjet një marrëveshje demokracinë parlamentare të vendit. Por daljen para kamerave pas miratimit te rezolutës ish-kryeministri e ka shfrytëzuar per te sqaruar marrëdhënien e tij me ish-aleatin ilir meta. Sali Berisha ka deklaruar se nuk e ka mbrojtur kryetarin aktual te kuvendit ne vitin 2011 kur u publikua videoja. Sipas Berishës e vërteta për Ilir Meten është krejt tjetër nga ajo qe pretendohet. Por ndërsa Sali Berisha u përqendrua tek ilir meta; negociatori socialist Taulant Balla zgjodhi qe përshëndetjen per miratimin e rezolutës ta fokusoje tek vete Berisha. Sipas Balles kjo marrëveshje shënon nje moment te rendesishem ne jetën politike shqiptare