Biznesi: 2014-ta, vit i vështirë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shoqatat e biznesit e konsiderojnë 2014-ën si një vit të vështirë ekonomik dhe kjo për shkak të taksave të reja që hynë në fuqi. Në konferencën përmbyllëse, kreu i dhomës së tregtisë Nikolin Jaka tha se edhe 2015-ta do të jetë një vit ku biznesi shqiptar do të jetë më pak i konkurrueshëm në rajon, sfida që mbetet për qeverinë është krijimi i klimës së mirë për ndërmarrjet private. Dhoma e tregtisë i bëri thirrje politikës që të lerë mënjanë retorikat dhe të fokusohet te reformat ekonomike, të cilat në këtë periudhë janë të domosdoshme.