http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shërbimi zjarrfikës ne Tirane është pajisur me ambiente te reja fale nje investimi te financuar nga qeveria turke. Kryeministri Edi Rama i cili ka pare nga afër ambientet e ka konsideruar investimin rilindje per zjarrfikësit dhe ka shprehur bindjen se puna e tyre ne ndërhyrjen e rasteve te zjarrit tashme do te jete me e lehte. Për Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri ky është fillimi i një procesi qe do ta transformoje shërbimin zjarrfikës per ta rikthyer ate ne krye te detyrës. Kryeministri Edi Rama ka preferuar ta inauguroje vete palestrën e re me nje loje ping-pongu. Prej vitesh shërbimi zjarrfikës ne te gjithë vendin vuan mungesën e mjeteve te ndërhyrjes ne rastet e zjarreve.