Rama: Penalitete për nëpunësit që i shkaktojnë dëm shtetit - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-28 0

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndërhyrje të tjera ligjore për administratën publike për të futur në të, dy koncepte të reja: penalitetin për çdo punonjës që i shkakton shtetit dëm financiar dhe përgjegjësinë personale të çdo të punësuari në shtet për shërbimin që duhet t'i ofrojë qytetarëve.