http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse akoma nuk ka dalë në një vendim zyrtar mazhoranca ka shprehur qartë sot në komisionin e ekonomisë se nuk synon që të emërojë një guvernator i cili të jetë patjetër i propozuar nga ajo. Erjon Braçe në cilësinë e kryetarit të këtij komisioni tha se e rëndësishme është që këshilli mbikëqyrës të jetë i fortë dhe i pavarur dhe të mos dominohet nga guvernatori. I propozuar nga këshilli mbikëqyrës i bankës qendrore për tu bërë anëtar i këtij bordi, Genti Sejko ka shpalosur idetë e tij për të reformuar Bankën e Shqipërisë. por edhe pse në këtë komision u ftua për të dëgjuar ambicien e tij si anëtar i thjeshtë, Sejko foli më tepër për pjesën e administrimit të brendshëm të bankës, një rol të cilin kërkon t?ia besojë dekreti i presidentit nishani. Diskutimet në komision nxorrën në pah edhe fakte tronditëse se si administratorët e bankave shesin kredi të bizneset duke marrë njëkohësisht edhe konfirmimin e Bankës Qëndore. Më herët komisioni dëgjoi edhe kandidaten ëpr anëtare të këshillit znj. Natash Ahmetaj, e cila premtoi përpara deputetëve se do të mbajë në bankë një rol të pavarur dhe jo politik. nesër në seancën e fundit të tij, kuvendi do të votojë si anëtarë të bordit të bankës :Natasha Ahmetajn, Tonin Kolën dhe Genti Sejkon. Me sa duket dekreti i presidentit Nishani do të presë sesionin e ri parlamentar për tu parë nëse do të jetë apo jo guvernator z.Sejko.