http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe vizita e deputetit te Parlamentit Evropian Eduard Kukan nuk arriti te finalizoje nje marrëveshje mes socialisteve dhe demokrateve per kthimin e opozitës ne parlament. Për 6 ore me radhe, sllovaku qe i njeh mire politikanet shqiptare takoi Lulzim Bashen, Edi Ramen E Ilir Meten ne përpjekje per te gjetur kompromis mes palëve. Herët ne mëngjes Eduard Kukan i nisi takimet nga selia blu dhe shpresa per nje marrëveshje ishte pjese e komunikimit te tij me median. Pas opozites europarlamentari Kukan takoi kryeministrin dhe kryetarin e kuvendit i cili beri te qarte qëndrimin e mazhorances se kërkesat e opozitës jane plotësuar. Takimi i dyte i kukan me liderin e opozitës, Basha duket se ka qene me i vështire dhe pas 90 minutash kukan pranoi vetem te sqaroj se ai nuk ka dështuar edhe pse ende nuk ka nje marrëveshje. Kukan eshte larguar nga Shqipëria dhe tashme negociatat do te zhvillohen permes telefonave; por ende nuk dihet se fare do te ndodhe me kërkesën e opozitës per nje dokument ne formën e marrëveshjes apo rezolutës qe vulos kompromisin mes palëve. Pak ditë më parë në Tiranë ishte social demokrati gjerman Knut Flekenshtejn i cili zhvilloi disa takime, duke dhene sinjalet e para për një rikthim të mundshëm të opozitës në parlament.