http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria dhe Komisioni i Ekonomisë qëndruan të ndarë sa i përket ligjit të ri të prokurimeve publike. Ministri i shtetit për çështjet vendore bledi çuçi prezantoi nismën e re për ndryshimin e mënyrës së prokurimit publik, e cila lehtëson sipërmarrësit duke hequr garancinë e ofertës. Por një grup deputetësh propozuan që kjo të mos ndodhë: nga ana tjetër ata kundërshtuan qeverinë edhe te pjesa e gjobave. Erjon braçe tha se penalitetet në ligjin e prokurimeve nuk janë të specifikuara çka lë në dorë të nëpunësit shtetëror vendosjen e saj në masën që dëshiron ai dhe shton hapësirën për korrupsion. Debate të ashpra pati edhe për çështjen e kushteve që duhet të plotësojë një kompani që do të fitojë një punë publike në të ardhmen. Pavarësisht debateve gjatë miratimit nen për nen fitoi varianti i qeverisë. ligji i ri për prokurimet ka bërë një sërë përmirësimesh në mënyrën se si bizneset arrijnë të marrin një punë nga shteti. fillimisht i jepet fund kohës kur oferta më e ulët, ndonjëherë edhe nën kosto fitonte tenderin, duke bërë që vepra të dëmtohej shumë shpjet. Tashmë një firmë që duhet në tender nuk ka nevojë të paguajë 10% të shumës që ofron, ndërsa komisioni i cili vendos për ofertat ka në përbërje të tij anëtarë me profesion juristë, kjo për të siguruar mbarëvajtjen ligjore të procesit.