http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë të shkurtër në qytetin e Burrelit. Rama u njoh me investimet që po bëhen në këtë qytet, siç është Parku i Lojërave për Fëmijë, sistemimi i lagjes ?Pjetër Budi? dhe ndryshimi i fasadave të ndërtesave në rrugën ?Kuvendi i Dukagjinit?. Kryeministri i shprehu nder te tjera mbështetje kryetares se bashkisë Burrel Adelina Farrici. Ai tha se investimet e nisura do ta rilindin qytetin e harruar prej kaq vitesh. Më pas Rama i shoqëruar edhe nga Ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe ai i Energjisë e Industrisë Damian Gjiknuri u zhvendosën në Uzinën e Ferrokromit në Komunën Komsi. Kryeministri e konsideroi një lajm te mirë faktin që kjo uzinë është rivënë në funksion dhe lajm akoma më te mirë shtimin e kapacitetit që do të bëjë të mundur hapjen e vendeve te reja të punës.