Sot zyrtarisht dimër - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vjeshta na ka thënë zyrtarisht lamtumirë duke i lënë vendin stinës së dimrit. 21 dhjetori ose ndryshe ekuinoksi i dimrit shënon natën më të gjatë të vitit dhe ditën më të shkurtër. Nata është 15 orë ndërsa dita 9 orë, sipas astrofizikanëve, solstici i dimrit sjell edhe ftohjen e motit. Thënë ndryshe tashmë do të kemi me shume ore errësire dhe me pak dite. E ndërsa në hemisferën tonë dimri shënon edhe fillimin e dimrit, në hemisferën jugore nis stina e verës. Ardhja e dimrit përkon edhe me festat e fundvitit dhe siç jemi mësuar gjithmonë që ajo kremtohet me flokë bore, në hemisferën e jugut ndodh e kundërta. Atje njerëzit mund ta presin këtë festë edhe në mes të oqeanit. Në hartën sinoptike largësia midis Diellit dhe Tokës ka qenë 147,175,920 kilometra. Në të njëjtin moment, në hemisferën jugore të Tokës ka nisur vera. Stina më e ftohtë e vitit do të zgjasë 88 ditë, për të përfunduar më 20 mars në orën 23:45.

Free Traffic Exchange