Motorrat, masat e sigurisë dhe vendosja e skafandrës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në fakt të gjithëve na bie në sy, që ndryshe nga shumë vende të tjera qytetarët shqiptarë nuk respektojnë rregullat e qarkullimit, në momentin kur ata ngasin një motor. një nga rregullat e para, është vendosja e skafandrës, e cila në shumë raste të shpëton jetën, njësoj si edhe ajo e ndarjes nga jeta nmjë ditë më parë, e djalit të shkrimtarit Visar Zhiti. Vizion Plus vendosi që të bëjë një vëzhgim, se sa e respektojnë shoferët e motorit këtë rregull, por pamjet flasin qartë që pothuajse të gjithë nuk përdorin kapelën mbrojtëse. Për këtë vendosëm të pyesnim edhe policinë, si përgjegjësen kryesore të zbatimit të rregullave të qarkullimit. në shumë raste me qindra shoferë gjobiten për mbajtjen e kutisë së ndihmës së shpejtë, ndërsa elementë më të rrezikshëm për jetën e qytetarit siç është mbajtja e sakfandrës nuk ndalohen. Ky është një shembull konkret, që policia ndaloi këta dy motorrë vetëm pasi erdhi kamera e Vizion Plus.

Free Traffic Exchange