Devoll, produktet që mbeten stok - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe këtë vit ne përqindje te madhe kane mbetur pa u shitur prodhimet te shumta bujqësore te qarkut te Korçës. Kjo ka bere qe malli te mbetet stok dhe çmimi i këtyre prodhimeve te jete shume i ulet. Qepa e Bozhigradit qe këta fermerë te komunës Miras mbjellin ne këtë kohe është me pak e kërkuara ne treg, ndërkohë qe ky produkt nuk i reziston kushteve me shume se 2 muaj. Kimet Zyfi nga fshati Dobranj i rrethit te Devolli ne banesën e tij, ka te pa shitur 50 kv qepe. Me qellim shitjen e te gjitha produkteve bujqësore te këtij qarku nga ana e drejtorisë se bujqësisë dhe ushqimit ka filluar puna, per planifikimin e kulturave bujqësore. Sipas këtij planifikimi ne qarkun e Korçës përparësi do te ketë per produktet si kumbulla,qershia, gruri ,patatja,etj. Per te gjitha keto kultura fermerët do te kenë dhe mbështetjen financiare te qeverise.