Axhenda e takimeve të Kukan - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Axhenda jo zyrtare e europarlamentarit Eduard Kukan nis me mbërritjen e tij pasditen e te dielës. Negociatori i dyte i Parlamentit Europian qe pritet te mundësoje marrëveshjen PS-PD do të zhvillojë fillimisht takimeve kokë më kokë më me aktorët kryesore të politikës në vend. Një pjese e axhendes tashme është zbardhur: takimet nisin qe herët ne mëngjes ne orën 08:00 me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Me pas ne 09 00 kukan pritet ne zyren e kryeministrit edi rama. Dhe pas 60 minutash është planifikuar nje takim me kreun e kuvendit Ilir Meta. Kukan merr kështu për të disatën herë rolin e negociatorit ne krizat politike ne Shqipëri. Europarlamentari ka qene pjesë e takimeve edhe ne 2010-ën, kur ne opozitë bojkotonte Edi Rama e kryeministër ishte Sali Berisha. Ne atë kohë Kukan ishte dhe pjesë e darkës ku i dha fund krizës, ne restorantin e bërë të famshëm për shqiptaret Krokodili ne Strasburg. Te gjitha këto lëvizje tregojnë se te mërkurën e 24 dhjetorit deputetet demokrate dhe aleatet e tyre do te marrin pjese ne séance e fundit te parlamentit per këtë sesion. Bojkoti i opozitës nisi ne 10 korrik te këtij viti pas dhunës qe dy deputetet socialiste ushtruan ndaj demokratit Gent Strazimiri. Qe prej atij momenti partia demokratike vuri si kush per rikthimin e normalitetit ne kuvend. Maxhoranca votoi pak jave me pare ngritjen e komisioneve hetimore, ndryshoi rregulloren e kuvendit per ti dhene te drejte nje përfaqësuesit te opozitës te flase sa here flet kryeministri dhe me negocimin e Parlamentit Europian ra dakord qe ne muajt e pare te vitit 2015 te hartohet nje ligj per dekriminalizimin. Pas këtyre hapave mazhoranca deklaroi se te gjitha kushtet e opozitës ishin plotësuar.

Free Traffic Exchange