Banka e Shqipërisë ndryshon firmën që bën auditin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas katër vitesh që kompania audituese ?Grand Thorton? ka bërë deri më sot kontrollin e jashtëm të Bankës së Shqipërisë, me anë të një vendimi Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur të ndryshojë këtë kompani. U desh ngjarja e vjedhjes në Bankën e Shtetit që këshilli të merrte vendimin për të përzgjedhur firmën KMPG, që të ushtrojë këtë kontroll në bankë.Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:Të përzgjedhë shoqërinë ?KPMG ALBANIA? shpk si kontrollor të jashtëm për auditimin e pasqyrave financiare të Bankës së Shqipërisë, për periudhën 2014-2018, sipas ofertës së paraqitur pranë Bankës së Shqipërisë në datë 09.09.2014 për procedurën e prokurimit.Por sërish një kompani e vetme do të vijojë që të bëjë kontrollin e Bankës Qëndrore për një periudhë që do të zgjatë për katër vite. Vetë Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë rekomandime që firma e cila merret me këtë audit duhet të ndryshojë më shpesh ndërsa procedurat e përzgjedhjes së saj duhet të jenë transparente. Gjatë viteve që ndodhi vjedhja në Bankën e Shqipërisë Grand Thorton nuk arriti të evidentojë atë, edhe pse një nga kompetencat e saj ishte kontrolli i thesarit. Si pasojë 713 milion lekë u vodhën dhe ende dhe sot nuk dihet vendodhja e tyre. 23 persona janë nën akuzë, një prej tyre dhe vetë ish-guvernatori Ardian Fullani, i cili u akuzua për shpërdorim detyre me pasojë vjedhjen e thesarit.