http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Krimeve te Renda ka vendosur masen e arrestit me burg per grupin e grabitesve te njohur si ?Banda e Babagjyshave?. Gjykata la ne burg te akuzuarit Agustin Sula, Julian Qerushi dhe Hajdar Sefa. Edhe tre te akuzuarit e tjere Fatmir Pjetri, Dritan Kola dhe Saimir Kala, te shpallur ne kërkim nga polica kane marrë masën e sigurisë arrest me burg e do të procedohen në mungese. Nderkohe nga hetimet ka dale se banda perbehet prej 11 personash dhe jo 8 sic ishte dyshuar me pare. Te arrestuarit rezultojnë me precedente penale per krime të rënda, si grabitje me armë, vjedhje dhe vrasje. Mes te arrestuarve eshte edhe Ilir Kupa, i konsideruar si drejtuesi i grupit kriminal, person qe u kap ne Shqipëri, pasi u arratis nga burgu i sigurise se larte ne Greqi. Policia ra ne gjurmet e bandës pas vjedhjes se famshme te një argjendarie ne një qendren tregtare. Banda e babagjyshave akuzohet per 9 grabitje te dhunshme brenda nje viti dy prej te cilave ne Struge dhe Diber te Madhe nga ku gjate grabitjes mbeti i vrare edhe Artur Tafani, pjestar i bandes.