http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deklarata e presidentit serb, Tomisllav Nikoliç, se unioni ka kushtëzuar anëtarësimin e Serbisë me njohjen e Kosovës është përgënjeshtruar nga kreu i qeverisë në Beograd Alekander Vuçiç. Në një intervistë për CNN, kryeministri Vuçiç ka thënë se nëse zyrtarët në Bruksel na vënë një kusht të tillë, kjo do të ishte njësoj sikur ato të mos e mirëprisnin Serbinë. ?Unë kurrë nuk e kam dëgjuar një kusht të tillë. Nëse Brukseli na vendose këtë kusht do të ishte njësoj sikur ata te na thonin: OK, ne nuk ju mirëpresim në Bashkimin Evropian?.Përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovën është nje nder kapitujt qe pala serbe diskuton me zyrtare te BE-se, ne kuadër te negociatave per anëtarësim. Si Beogradi ashtu dhe Prishtina jane angazhuar prej me shume se nje viti ne nje dialog intensiv dypalësh.