Profesor Ilia Kristo, që jep lëndën e ?Biznesit Ndërkombëtar? në Fakultetin e Ekonomisë, thotë se plani i Kinës për investime në Ballkan është një nismë, nga e cila përfitojnë të gjithë. Sipas tij, këto investime rikonfigurojnë rrugët tregtare të globit, duke e bërë Ballkanin dhe Shqipërinë një nyje të rëndësishme mes Lindjes dhe Perëndimit.