Akreditimi i Universiteteve nga Agjenci Britanike - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është firmosur këtë te enjte marrëveshja mes Ministrisë se Arsimit dhe Agjencisë se Akreditimit Britanik, çka përben zyrtarisht edhe aktin e dyte te reformës ne arsimin universitar. Kjo marrëveshje do te sjelle nje proces te plote akreditimi per gjithë universitetet. Ne fjalën e tij, kryeministri Rama e ka konsideruar këtë moment si nismën per te mbyllur faqen e erret qe kishte mbuluar sistemin arsimor ne vendin tone nder vite.Edi Rama:Është fakt qe ka një çlirim te përgjithshëm shoqëror nga nje barrë e rende qe ka pasur një vetëdije se ishte një barre mbi te ardhmen qe ne një pajtim hipokrit ishte rene dakord qe te mbahej, një barre e rende heqja e se cilës na ka sjelle sot këtu ne kushte kur duhet te kalojmë ne fazën e dyte te reformës qe ka te beje me matjen e cilësisë. Nga na ligjore universiteti janë ne rregull, por se sa ne rregull janë nga ana cilësisë do te tregoje edhe njëherë vlerën e universiteteve. Një proces qe do te na ballafaqoje me te tjera fakte shifra prova rrenqethese te degradimi konstant per vite te tera qe ju be sistemit te arsimit te lart.Agjencia e Akreditimit Britanik është nje nder me te njohurat dhe profesionalet ne fushën e vlerësimit te institucioneve te larta arsimore. Me fund te procesit te akredititimit, kjo agjenci do te publikoje edhe listën e universiteteve me vlerësimet përkatëse bazuar ne kriteret qe duhet te përmbushe një institucion arsimor per te vazhduar te funksionoje si i tille.

Free Traffic Exchange